
Ernest Muçi ka gjetur golin e parë sezonal me fanellën e Besiktas.
Pas një fillimi të vështirë, duke ndjekur ndeshjet nga stoli, fantazisti shqiptar, mori pak minuta në sfidën e kampionatit ndaj Antalyaspor.
Besiktas triumfoi me rezultatin 4-2, ndërsa goli i fundit u shënua pikërisht nga Muçi.
I futur në minutën e 88-të nga stoli, 23-vjeçari ishte menjëherë vendimtar, duke shënuar në minutën e 95-të, për të vulosur fitoren e skuadrës së tij.
Një gol që vjen në një moment kur emri i Muçit është shumë i lakuar në merkato.



