
Juventusi mori një fitore me shumë vuajtje, teksa mposhti minimalisht Spezian. Pas ndeshjes, trajneri i bardhezinjve, Massimiliano Allegri u shfaq i lumtur, ndërsa u shpreh se ekipi duhet përgëzuar për atë që bëri.
“Është e rëndësishme për sulmuesit të shënojnë. Jam i kënaqur me golin dhe paraqitjen. Gjithçka që duhet të bëjmë është të përgëzojmë ekipin. Nuk ishte e lehtë për të fituar. Për herë të parë jemi matematikisht të katërtit në renditje.
Në pjesën e parë duhej mbyllur ndeshja, në të dytën ishte normale që do të vuanim pak. Lodhja fizike bëhet mendore, sepse bëhesh më pak i kthjellët dhe ka ndikim.”



