
Me kalimin e kohës , për mesfushorin Fabian Ruiz pretendentët sa vinë e shtohen .
Pas Real Madridit , Paris St Germain ka vendosur të tentojë deri në fund për spanjollin , për të cilin Aurelio Di Laurentis synon të arkëtojë 25 milionë euro.
Parizienët kanë avancuar me sukses në lidhje me negociatat, për një lojtar risi në Serinë A gjatë viteve të fundit , i konsideruar i pazëvëndësueshëm tek ‘’ Il Partenopei ‘’.
Negociatat ndërmjet bardhekaltërve dhe kryeqytetasve vijojnë edhe për Keylor Navas , portier shumë cilësor dhe me një eksperiencë të madhe mbi supe.
Pas firmosjes me Sirigu , kosta rikani dhe Kepa Arrizabalaga po vlerësohen si alternativa për kuadratin e bardhë dhe duhet theksuar se paga e numrit një të ‘’ Los Ticos ‘’ tek ‘’ Les Pariziens ‘’ është 8 milionë euro, ndërsa ajo e ishi-t të Athletic Bilbaos tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ është 9 milionë euro.
Një avantazh shumë i madh për 26 vjeçarin do të ishte afrimi me titujt dhe të qënit pjesë e një ekipi yjesh, synimi i të cilit është fitimi i Champions Leagues , trofe që pretendohet në çdo sezon nga kampionët në fuqi të Ligue 1.



