
Mesfushori i Byern Munich, Joshua Kimmich ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Pas testeve të kryera së fundmi, është zbuluar se futbollisti gjerman është i infektuar me virus.
Menjëherë pas kësaj, ai është izoluar, për të mos rrezikuar përhapjen te pjesa tjetër e ekipit. Covid-19, është rikthyer në një problem serioz te Bayern Munich, pasi më parë kanë rezultuar pozitiv edhe Choupo-Moting, Cuisance, Gnabry dhe Musiala.
Trajneri Nagelsmann duhet të bëjë pa këta 5 lojtarë, për ndeshjen e radhës në kampionat dhe ndoshta atë në Champions League javën e ardhshme.



