Derbi anglez për Jeremie Frimpong

Derbi anglez për Jeremie Frimpong

  Jeremie Frimpong vijon të jetë një ndër anësorët më të mirë të kontinentit të vjetër.

Sakrificat e tij tanimë janë shpërblyer, për të cilin do të zhvillohet një derbi në Premier League.

Manchester City dhe Manchester United kanë nisur sfidën për ta larguar nga Bayer Leverkuseni, objektiv të cilin mund ta realizojnë gjatë merkatos së dimrit.

Nëse i referohemi të kaluarës, me rëndësi për tu theksuar është se hollandezi u rrit në kategoritë inferiore të ‘’ Qytetarëve ‘’ përpara se ti bashkohej Celticut.

Kapaciteti në krahun e djathtë të mbrojtjes sigurisht ia ka lartësuar figurën, i cili po zhvillon sezonin e pestë me ‘’ Aspirinat ‘’.

Statistikat e arritura gjithashtu tregojnë potencialin e Jeremie Frimpong, i cili është aktivizuar në 149 sfida, ka shënuar 26 gola, të shoqëruara me 36 asiste.

Fitimi i Bundesligës për të parën herë në histori dhe arritja deri në finalen e Europa Leagues ka nxjerrë në pah edhe potencialin e trainerit Xabi Alonso, i cili beson tek aftësitë e Jeremie Frimpong.

Si Manchester City ashtu edhe Manchester United shquhen si dy klube jo vetëm tejet potentë në aspektin ekonomik por kandidatë për të fituar trofe në vijimësi dhe në rastin konkret transferimi në ‘’ Old Trafford ‘’ ose në ‘’ Etihad ‘’ mund të jetë një zgjidhje shumë e mirë në karrierë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy