Bayern i kënaqur me Choupo-Moting, sulmuesit i rinovohet kontrata edhe për një sezon

Bayern i kënaqur me Choupo-Moting, sulmuesit i rinovohet kontrata edhe për një sezon

Eric Maxim Choupo-Moting do të vazhdojë të jetë pjesë e Bayern Munich të paktën edhe për një sezon. Ka qenë vetë klubi gjerman, që nëpërmjet një komunikate, ka njoftuar rinovimin e kontratës me sulmuesin. 32-vjeçari ka qenë gjatë gjithë sezonit një alternativë e sulmuesit kryesor, Robert Lewandowski dhe duket se punën e ka bërë si duhet, duke lënë të kënaqur drejtuesit.  

Choupo-Moting u bashkua me Bayern në merkaton e verës së kaluar nga Paris Saint-German, ndërsa në të kaluarën ka luajtur me skuadra të njohura si Stoke City, Schalke 04, Mainz, Hamburger dhe Nurmberg.

Sulmuesi e njeh mirë kampionatin gjerman dhe kjo ka qenë një tjetër arsye, që drejtuesit vendosën t’i rinovojnë kontratën edhe për një vit.

Në sezonin që lamë pas, Choupo-Moting u aktivizua me kampionët e Gjermanisë në 32 ndeshje në total në të gjitha kompeticionet, ku arriti të shënojë 9 gola.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy