Manchester United, interes për Tchouameni

Manchester United, interes për Tchouameni

Pas Bayern Munchenit, i cili konsiderohet një pretendent serioz për transferimin e Aurelien Tchouamenit, Manchester United është futur në garë për francezin. Në kontinentin e vjetër do të zhvillohet një tjetër sfidë titanësh për mesfushorin, për të cilin traineri Erik Ten Hag i ka kërkuar drejtuesve të bëjnë një sforco për ta transferuar në ‘’ Old Trafford ‘’. Në të kaluarën ‘’ The Red Devilsat ‘’ shpenzuan 85 milionë euro për arritjen e akordit me Casemiron dhe do të tentojnë ti rrëmbejnë një tjetër lojtar cilësor Real Madridit në repartin e mesfushës. Megjithatë , besohet se do të jetë e vështirë sepse 23 vjeçari e ka shprehur me kohë dëshirën për të vijuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe nëse do të jetë kështu , kryeqytetasit do të evitonin përforcimin e një rivali të mundshëm në Champions League në të ardhmen .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy