Bayern Munchen dhe Manchester United , duel për Muani

Bayern Munchen dhe Manchester United , duel për Muani

Në sezonin e lënë pas Kolo Muani rezultoi një ndër risitë në kontinentin e vjetër , sulmues i cili tashmë ka tërhequr vëmëndjen e Bayern Munchenit dhe Manchester United. 24 vjeçari konsiderohet një ndër lojtarët francezë më premtues , për të cilin interesi nuk mbaron me kaq sepse edhe Real Madridi , Juventusi dhe Paris St Germain do të tentojnë ta bëjnë pjesë të tyren gjatë verës. 22 gola dhe 15 asiste në 43 sfida konsiderohen një statistikë shumë shpresëdhënëse nga drejtuesit e bavarezëve , të cilët prej kohësh po kërkojnë një zëvëndësues ideal për Robert Lewandowskin. Për Eintracht Frankfurtin do të ishte një mundësi shumë e mirë për tu fuqizuar në aspektin ekonomik , skuadër e cila do të dilte e fituar duke marrë parasysh se në të kaluarën u transferua nga Nantes në Gjermani me parametër zero . Pritet një sfidë e ashpër pasi pretendentët janë nga më të mirët në ligat respektive dhe më gjerë dhe do ti ofronin mundësinë për të fituar tituj në të ardhmen Kolo Muanit.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy