Barazimi me Çekinë, Kodra: Te Shqipëria ka besim të madh, menjëherë vëmendja te Polonia

Barazimi me Çekinë, Kodra: Te Shqipëria ka besim të madh, menjëherë vëmendja te Polonia

Fatjon Kodra, zëdhënës i FSHF-së, foli në edicionin e lajmeve në MCN TV, pas barazimit të Shqipërisë me Çekinë në transfertë.

Kodra deklaroi se menjëherë pas ndeshjes së Pragës, te kuqezinjtë ka nisur puna për sfidën tjetër të radhës, atë ndaj Polonisë të dielën.

Sipas tij, besimi në ekipin e Silvinjos, është shumë i madh, ndoshta më i madhi nga ajo çfarë ka parë në të kaluarën.

Pas barazimit me Çekinë, menjëherë pas futjes në dhomat e zhveshjes, aty nisi puna për ndeshjen me Poloninë. Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Të gjithë lojtarët ishin të kënaqur me rezultatin ndaj Çekisë.

Një pikë ndaj Çekisë, është rezultat shumë pozitiv, por të gjithë e dinë se nuk ka shumë kohë, pasi të dielën përballemi me Poloninë.

Ka një besim të madh në ekip. Ndoshta më i madhi, nga çfarë unë kam parë në të kaluarën.

Bajrami na ka mësuar me gola të bukur. Kjo skuadër po na mëson keq me golat e bukur. Është fat për Shqipërinë, që ka elementë të tillë. Bajrami ka gjetur formën e mirë dhe ka gjetur pozicionin shumë të mirë.

Këtë herë, lojtarët luajnë në klubet e tyre rregullisht dhe kjo është diçka pozitive. Lojtarët janë protagonistë në klubet e tyre.

Rënia në fillim të pjesës së dytë? Ndeshjet janë si një lojë shahu. Një ndeshje futbolli ka ulje dhe ngritje. Kjo lidhet me presionin e madh psikologjik.  Mos harrojmë që luanim në transfertë ndaj Çekisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy