
Do të luhet duke filluar nga ora 19:45, ndeshja e kthimit mes Tiranës dhe Dinamos në Kupën e Shqipërisë.
Sfida e parë u mbyll 2-0 në favor të Dinamos, që do të kërkojë ta mbrojë këtë avantazh për t’u kualifikuar në çerekfinale.
Në krahun tjetër, pasi triumfoi ndaj bluve në kampionat, Tirana do të kërkojë përmbysjen edhe në Kupë. Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja skuadrat dhe ekipi që kualifikohet, në çerekfinale do të përballet me Partizanin.
Pak minuta para startit të ndeshjes, Shehi dhe Shkëmbi kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat ekipet e tyre do të zbresin në fushë.
Formacionet zyrtare:
Tirana(4-2-3-1):Bekaj, Toshevski, Najdovski, Behiratche, Përgjoni, Limaj, Toli, Gjumsi, Totre, Seferi, Ngoo. Trajner: Orges Shehi
Dinamo(4-2-3-1):Bakaj, Siljanovski, Sofranac, Imami, Isaevski, Samake, Demiri, P.Bardhi, Ibraimi, Skuka, Chinedu. Trajner: Bledi Shkëmbi



