Parisi në sulm për Rashford

Parisi në sulm për Rashford

  Orët e fundit Paris St Germain ka menduar ti prishë planin Barcelonës e cila po këmbngul për Marcus Rashford .

Parizienët pa dyshim do të nisen të avantazhuar për arsye të potencialit ekonomik  për një lojtar që ka humbur pikë nën drejtimin e Ralf Rangnick dhe nuk e ka anashkaluar në asnjë moment largimin nga  Manchester United në merkaton e dimrit .  Sipas ‘ Mundodeportivos ‘ anglezi kërkon të fitojë protagonizëm , gjë që me 20 herë kampionët e Premier Leagues nuk e ka realizuar dot.

 Pikërisht ‘’ Blaugranët ‘’ kanë nevojë për një lojtar me të tilla karakteristika që mund të rezultojë determinant  dhe Marcus Rashford do ta kishte shumë të vështirë tek ‘’ Les Pariziens ‘’ për arsye se Lionel Messi , Neymar dhe Mbappe  do ta linin në prapavijë 24 vjeçarin .

Ndërsa tek Barcelona historia  do të ishte ndryshe sepse pa dyshim do të fitonte një rol titullari menjëherë dhe me kalimin e kohës do të mund të shëndërrohej në një ndër referencat e Xavi Hernandez në majën e sulmit .  

Shpejtësia dhe efikasiteti përpara portës e bëjnë  Marcus Rashford një pretendent potent për kalimin në Paris , aty ku do të gjente një ambjent tepër komod dhe një trainer nga më të mirët në qarkullim siç është Mauricio Pochettino .

 Ky operacion konceptohet më i lehtë për tu realizuar në krahasim me objektivin Erling Haaland për të cilin lufton gjysma e Europës dhe është e vështirë të parashikosh se ku do ta vijojë karrierën .  12 ndeshje , 3 gola dhe 1 asist  flasin për një rënie të theksuar të rendimentit britanikut por Parisi qëndron fort prapa derës sepse në çdo moment mund të ketë privilegjin për ta transferuar në të magjishmin ‘’ Parque de Prince ‘’ gjatë merkatos vijuese .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy