Kosova në mesin e 10 kombëtareve, surprizë të vitit 2018 (VIDEO)

Kosova në mesin e 10 kombëtareve, surprizë të vitit 2018 (VIDEO)

Kombëtarja e Kosovës është padyshim një nga ekipet surprizë të vitit 2018, e cila në pjesmarrjen e saj në Ligën e Kombeve bëri një paraqitje të jashtëzakonshme.

Të besuarit e trajnerit Bernard Shaland, bën një edicion të shkëlqyer duke u renditur në vendin e parë në grup që i siguroi një vend në fazën e “play-off-it” për kualifikim në Kampionat Evropian.

Kjo përformance e shkëlqyer e Kosovës, ka bërë që revista prestigjoze franceze So Foot t’i rendisë “Dardanët” në 10 kombëtaret surprizë të këtij vitit.

Revista “So Foot” i kushton një vëmendje të madhe dhe ish presidentit të Federatës së Futbollit të Kosvës, Fadil Vokrrit, i cili u nda papritmas nga jeta.

“Fadil Vokrri luftoi që Kosova të antarësohej në FIFA dhe UEFA. Ai ishte një njeri miqësor dhe aktiv, zemra e të cilit pushoi më 9 qershor, në një palestër të Prishtinës , vetëm 58 vjeç.

Presidenti historik i Federatës së Kosovës, ish-lojtar i Partizanit të Beogradit , Fenerbahçe dhe Nimes, do të kishte dashur shumë ta kishte parë kombëtaren e tij ta përfundojë vitin 2018 e pamposhtur, me shtatë fitore dhe dy barazime, si dhe në krye të grupit të tyre në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” kanë në ekip të përzierë me lojtarë të lindur në Kosovë , në Shqipëri , në Zvicër ose në Gjermani , shpërtheu në sfidën me Azerbajxhanin duke fituar me rezultatin 4-0 në finalen e grupit 3, falë një hat-trick të Arbër Zenelit, i lindur në Suedi dhe sulmues i Heerenveen në Holandë”,  shkruan revista So Foot për kombëtaren e Kosovës.

Më tej prestigjozja franceze shkruan edhe për stadiumin e Prishtinës që mban emrin e Fadil Vokrrit dhe gjatë  ndeshjeve të kombëres është shfaqur gjithmonë i mbshur plotë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy