Të shtëna me armë jashtë stadiumit, tmerrohen tifozët dhe lojtarët (VIDEO)

Të shtëna me armë jashtë stadiumit, tmerrohen tifozët dhe lojtarët (VIDEO)

Skena te paprecedenta kanë ndodhur në Uashtington, gjatë një ndeshje të San Diego Padres. Gjatë kohës kur në fushë po zhvillohej loja, u dëgjuan disa të shtëna me armë, të cilat ishin nga jashtë stadiumit, por të pranishmit aty nuk arrinin ta kuptonin dot se nga vinin ato.

Sipas raportimeve nga policia, u tha se jashtë stadiumit, kishte të shtëna me armë nga dy makina, ku mbetën të plagosur 3 persona. Tifozët teksa dëgjuan të shtënat menduan se ato ishin në stadium dhe për këtë arsye u frikësuan.

Përveç tifozëve paniku i kapi edhe lojtarët, të cilët ashtu të trembur u larguan nga fusha. As nga altoparlantët e stadiumit nuk kishte një reagim, për të qetësuar të pranishmit dhe kjo i frikësoi akoma edhe më shumë.

Megjithatë kur dolën jashtë stadiumit, tifozët kuptuan se të shtënat kishin qenë jashtë dhe menjëherë ndaluan, për të mos rrezikuar më shumë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy