
Prej shumë sezonesh Barcelona nuk ka reshtur së luftuari për mesfushorin Franck Kessie.
Afrikani do të jetë pjesë e ‘’ Los Cules ‘’ deri në 30 qershorin e 2026-tës dhe klauzola e prishjes së kontratës është krejtësisht e paarritshme sepse arrin 500 milionë eurot.
Në njëfarë mënyre parashikohej transferimi i ishi-t të Atalantës në ‘’ Camp Nou ‘’ por kishin mbetur pa u zgjidhur detajet e fundit. 25 vjeçari ka vendosur për Barcelonën pas një sezoni fantastik me Milanin, të kurorëzuar me fitimin e Scudettos dhe parashikohet se në orët vijuese do ti nënshtrohet testeve të fundit dhe më pas të prezantohet tek spanjollët.
Klauzola e talentit afrikan sigurisht e ka një shpjegim llogjik sepse Barcelona i druhej ndonjë surprize të mundshme në merkatot vijuese dhe me këtë vendimarrje e ka blinduar përfundimisht yllin e mesfushës.
Në vijimësi drejtuesit e kuq e bluve i presin të tjera sfida , si përshembull zyrtarizimi i Andreas Chrisentensen i cili pas gjashtë viteve në Premier League vendosi për La Ligan .
Avancimi i Barcelonës është i dukshëm dhe pak e nga pak po shëndërrohet në një ekip të frikshëm , rezultatet e të cilit do ti shikojmë në sezonin vijues , gjatë të cilit do të pretendojë fitimin e trofeve të rëndësishëm .



