
Mbërritja e Luis Enriques para pak ditësh në kryeqytetin francez ka shkaktuar shumë entuziazëm tek Paris St Germain, drejtuesit e të cilit e konsiderojnë të duhurin për të shkuar drejt suksesit në të ardhmen. Tanimë tekniku nga Asturias e ka përqëndruar vëmëndjen tek gjetja e një portieri , për të qenë i gatshëm në rastin kur Gianluigi Donnarumma nuk do të jetë në dispozicion të ishi-t të Barcelonës. Pavarësisht se Keylor Navas do të rikthehet nga huazimi tek Nottingham Forest , gardiani nga Kosta Rika nuk bën pjesë në planet e spanjollit , i cili pritet që të largohet nga ‘’ Parque de Prince ‘’. 36 vjeçari është një portier me shumë eksperiencë , titullar tek Franca dhe sigurisht tek Tottenham Hostpuri , njëkohësisht kampion bote në 2018-tën me ‘’ Trikolorët ‘’. Sipas një deklarate së fundmi për L’Equipe , Hugo Lloris do të largohet nga ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ pas 10 vitesh në ‘’ White Hart Lane ‘’ dhe për kuq e blutë është një mundësi për të siguruar shërbimet e portierit të lindur në Nice. Pas shumë vitesh dështimesh për fitimin e Champions Leagues, ndoshta me trainerin Luis Enrique mund të ndryshojë historia për fituesit në fuqi të Ligue 1 , një ekip i mbushur me yje , lider i padiskutueshëm në Francë.



