Ansu Fati, objektiv i Fenerbahçes

Ansu Fati, objektiv i Fenerbahçes

Ansu Fati, i cili në të shkuarën u konsiderua një ndër më të spikaturit të dalë nga akademia e ‘’ La Masias ‘’ po kalon një moment të vështirë në karrierë.

Dëmtimet e shpeshta nuk po e lejnë ta ngrejnë kokën sulmuesin, i cili provoi veten edhe tek Brightoni si i huazuar.

Rikthimi në shtëpi sigurisht nuk po rezulton ashtu siç pritej nga drejtuesit e kuq e bluve, për të cilin është shfaqur një dritë në fund të tunelit.

Drupal Ad

Jose Mourinho e dëshiron tek Fenerbahçe, koshient për cilësitë e padiskutueshme të 22 vjeçarit, ku spikasin driblimet, shpejtësia dhe sidomos rrezikshmëria në duelet një kundra një.

Të jesh në planet e ‘’ The Special One ‘’ është një privilegj për çdo lojtar pasi konsiderohet një ndër trainerët më të mirë të botës, i cili ka lënë gjurmë tek çdo ekip që ka drejtuar.

Tashmë, drejtuesit e ‘’ Blaugranëve ‘’ kanë filluar ta analizojnë largimin e Ansu Fatit, të cilët duket se janë të gatshëm të negociojnë gjatë merkatos së verës.

Nëse do të transferohet në Turqi, lojtari i lindur në Bisau do të ketë shansin për të rikuperuar terrenin e humbur por përveç Fenerbahçes edhe disa klube të tjerë janë interesuar për të marrë shërbimet e tij.

Pjesa mbetur e sezonit do të jetë një sfidë për Ansu Fatin, i cili numëron statistika të vakta me ish kampionët e La Ligas, 8 ndeshje dhe asnjë gol të shënuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy