UEFA dënon Anglinë, dy ndeshje do të zhvillohen pa tifozë

UEFA dënon Anglinë, dy ndeshje do të zhvillohen pa tifozë

UEFA ka dënuar Anglinë, pas ngjarjeve të ndodhura para finales së Europianit në korrik të këtij viti me Italinë në “Wembley”, ku tifozë të shumtë shkaktuan trazira dhe reth 5 mijë persona, u futën pa bileta.

Pas një hetimi të gjatë, është vendosur që Anglia të dënohet me zhvillimin e dy ndeshjeve pa tifozë në shtëpi. Anglia ndeshjen e radhës e ka me Shqipërinë, por në vendim, thuhet se dënimi do të jetë vetëm për kompeticionet e UEFA-s.

Kjo do të thotë se ndeshja me Shqipërinë do të luhet me tifozë, pasi është e vlefshme për eliminatoret e Botërorit, që është kompeticion i FIFA-s, ndërsa Anglia do të shlyejë dënimin në ndeshjet e para të Ligës së Kombeve për 2022-2023.

Gjithashtu Federata Angleze është dënuar me një gjobë prej 100 mijë eurosh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy