Tek Egnatia vazhdon largimi i lojtarëve, ndonëse ende nuk është hapur merkato e janarit.
I fundit që ka mbyllur bashkëpunimin me rrogozhinasit, është Glejdi Ndraxhi. Mesfushori u bashkua me Egnatian në merkaton e verës, por aventura e tij aty ka zgjatur shumë pak, teksa tashmë palët kanë mbyllur bashkëpunimin mes tyre.
Ndraxhi bëhet largimi i katërt nga Egnatia brenda pak ditëve, teksa më parë është njoftuar “divorci” edhe me portierin Uros Djuric dhe sulmuesit Arsenio Valport e Chris Gadi.



