Dajan Shehi nuk është më futbollist i Partizani. Klubi i kuq nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë të ditur mbylljen e bashkëpunimit me mbrojtësin.
Ky i fundit u afrua te Partizani në merkaton e verës, por drejtuesit duket se nuk kanë mbetur të kënaqur me paraqitjet dhe për këtë arsye kanë vendosur ta largojnë.
Shehi tashmë ka dalë lojtar i lirë dhe po punon për të gjetur një skuadër të re për të vazhduar karrierën.



