
Interi do të përballet me Sampdorian ditën e diel, duke filluar nga ora 12:30. Në këtë ndeshjet do të vendosë drejtësi arbitri Daniele Orsato.
Ky i fundit nuk gjykon një ndehsje të Interit nga 28 prilli i 2018, në derbin ndaj Juventusit. Një ndeshje plot polemika ajo mes Interit dhe Juves, ku Orsato nxirrte me karton të kuq mesfushorin zikaltër Vecino pas ndërhyrjes së VAR, ndërsa më pas falte Pjanic pas një ndërhyrje të ashpër të boshnjakut ndaj Rafinhas, me lojtarin e Juventusit që ishte i ndëshkuar më parë me të verdhë.
Nga ajo kohë, Orsato nuk u zgjodh të drejtojë më një ndeshje të Interit dhe rikthehet ta bëjë këtë të dielën në ndeshjen e ziklatërve ndaj Sampdorias.



