Kross zbulon të ardhmen

Kross zbulon të ardhmen

 Një ndër pikat më të forta të mesfushës së Real Madridit siç është Toni Kross , i cili e përfundon kontratën në 30 qershorin vijues, së fundmi ka deklaruar hapin e rradhës në karrierë.

Objektivi i gjermanit lidhet me qëndrimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ edhe për një sezon tjetër , pas 395 sfidave të luajtura , 27 golave dhe 87 asisteve gjatë  eksperiencës në Madrid.

Bashkë me Luka Modric , 33 vjeçari konsiderohet një ndër më determinantët e 11-shes së Carlo Ancelottit por pavarësisht se Jude Bellingham është një ndër objektivat e italianit , ky fakt nuk e anashkalon ishi-n e Bayern Munchen për ta përfunduar ashtu siç duhet eksperiencën me spanjollët. 

Pritet që në vijimësi të konfirmohet arritja e akordit deri në 2024-tën me Toni Kross , prezenca e të cilit është shumë e rëndësishme për mbarëvajtjen e Real Madridit në çdo kompeticion .

Duhet theksuar se ‘’ Los Merengues ‘’ vinë pas fitimit të Botërorit të klubeve , trofe i cili demostroi edhe njëherë potencialin e nxënësve të Carlo Ancelottit , pavarësisht se rivali konsiderohej se nuk do ti shkaktonte shumë probleme kësaj skuadre .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy