
Granit Xhaka dukej shumë afër kalimit te Roma, ku e kërkon trajneri Jose Mourinho. Megjithatë kur diçka dukej se do të mbyllej me sukses dhe pritej që mesfushori të udhëtonte drejt Italisë, Arsenali ka bërë lëvizjen e parapritur.
Sipas mediave britanike, “Topçinjtë” po përgatisin rinovimin e kontratës për Xhakën. Kjo do e bënte të pamundur një kalim të lojtarit në kryeqytetin e Italisë.
Megjithatë mendohet se kjo lëvizje e Arsenalit, vjen pasi anglezët duan t’i bëjnë presion verdhekuqve që të paguajnë 23 milionë euro, në të kundërt nuk mund të marrin dot lojtarin.



