
Para pak kohësh Mohamed Salad deklaroi se sezoni aktual do të ishte i fundit në ‘’ Anfield Road ‘’.
Mirëpo reagimi i drejtuesve të Liverpoolit nuk vonoi, të cilët janë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e egjiptianit në 11-shen e Arne Slot.
Sipas ‘ Football Insider ‘, ‘’ The Redsat ‘’ po punojnë me shumë përkushtim për ta evituar largimin e golashënuesit, i cili po zhvillon sezonin e tetë në rradhët e tyre.
Edhe pse vitet kanë kaluar si pa e kuptuar, 32 vjeçari vijon të demostrojë potencialin në metrat e fundit, determinant në të shumtat e sfidave me ish fituesit e Champions Leagues.
Në periudhën kur Jurgen Klopp drejtonte Liverpoolin, ishi i Baselit dhe Romës rezultoi një ndër më të spikaturit në qarkullim por fakti se mund të largohet ka filluar ti shqetësojë britanikët.
Afrikani garanton shumë për vijimësinë dhe po jepet maksimumi për ta bindur pasi në rast të kundërt Liverpooli do të humbte shumë në ofensivë.
Për më tepër Mohamed Salah e ka filluar shumë mirë sezonin e ri, i cili deri më tani numëron tre gola dhe tre asiste në tre sfida, i domosdoshëm për skemat e trainerit hollandez.



