
Ulje-ngritjet e shpeshta të Real Madridit sidomos në Botërorin Klubeve sigurisht i kanë bërë për të reflektuar drejtuesit.
Tek kryeqytetasit ka filluar të punohet seriozisht për sezonin vijues, i cili do të provojë kapacitetin e Xabi Alonsos në stol.
Fokusi vijon të jetë në repartin defensiv dhe për këtë arsye zgjedhja e rradhës është Ibrahima Konate.
Francezi shikohet si shoqëruesi ideal i Dean Huijsen dhe flitet se mund të lërë ‘’ Anfield Roadin ‘’ gjatë kësaj merkatoje verore.
26 vjeçari e ka pjekurinë e duhur për t’iu bashkuar ‘’ Galaktikëve ‘’, një ekip me shumë prestigj, në çdo kompeticion pjesëmarrës. Ndërkohë, të ndërgjegjshëm për rëndësinë e Ibrahima Konates në ekipin e Arne Slot, drejtuesit e ‘’ Të Kuqve ‘’ nuk do t’ia lehtësojnë largimin, edhe pse interesi i ‘’ Los Merengues ‘’ është shumë domethënës.
Ishi i Leipzigut prej disa sezonesh ka arritur të jetë një referent tek ish kampionët e Champions Leagues, i aftë për të zgjidhur shumë shpejt problematikat gjatë sfidave dhe gjithashu mund të adaptohet me lehtësi në disa pozicione.
Xabi Alonso e di se është përballë një sfidë tejet të rëndësishme në karrierën e tij dhe do ta shfrytëzojë në maksimum kohën e mbetur të merkatos për të transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ lojtarët që i përshtaten stilit të lojës së tij.



