Longo: Do ishte ndeshje e shëmtuar nëse luanim në mbrojtje ndaj Tiranës

Longo: Do ishte ndeshje e shëmtuar nëse luanim në mbrojtje ndaj Tiranës

Trajneri i Teutës, Diego Longo, foli për MCN TV, pas barazimit që skuadra e tij regjistroi ndaj Tiranës.

I pyetur për lojën në sulm, Longo tha se kjo është kjo është fizionomia e ekipit të tij, ndërsa shtoi se përveç rezultatit, duhet edhe një lojë zbavitëse për tifozët.

Tekniku italian tha se në rast se do të luanin në mbrojtje me Tiranën, atëherë do të ishte një ndeshje e shëmtuar.

Për ne Muka sot është më i rëndësishmi. Presim të shikojmë analizat mjekësore. Në këtë rast është shembulli për Teutën, sepse sakrifikoi shumë për të qenë në fushë.

Nuk e vendosa lojën në sulm sepse përballë kishim Tiranën, por jemi një skuadër e re dhe me entuziazëm, ky është stili jonë i lojës.

Duhet të kemi fizionominë për lojën. Jemi këtu për të marrë pikët dhe për të zbavitur tifozët. Duam të tregojmë fizionominë tonë të lojës.

Kam një grupo djemsh që stërvite mirë dhe kanë dëshirën e madhe. Kam një pishman të madh që nuk morëm fitoren. Kishim disa gabime në fillim, por t’i gëzohemi ndeshjes së sotme.

Nuk mund t’i qëndrojë Tiranës mbrapa dhe i mbyllur, do ishte një ndeshje e shëmtuar. Kjo është fizionomia jonë. Këtë kemi zgjedhur që në fillim të stërvitjes, të luajmë në sulm. Do ishte shumë e vështirë t’i rezistonim Tiranës, nëse luanim mbrapa.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy