
Dëmtimi i Jose Maria Gimenez e ka vënë ndjeshëm në rrezik qëndrimin tek Atletico Madridi.
Uruguajani është pretenduar edhe në të kaluarën nga ekipe me emër dhe tanimë Arsenali, Manchester United dhe Inter shpresojnë se mund ta largojnë nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.
29 vjeçari e përfundon kontratën me ‘’ Los Colchoneros ‘’ në 30 qershorin e 2028-tës por pretendentët do të luftojnë deri në fund për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit.
Natyrisht, për kryeqytetasit do të ishte një humbje shumë e madhe, lojtar i cili gjatë 11 viteve tek Atletico Madridi ka treguar se mbetet një ndër më elementët më cilësorë të trainerit Diego Simeone.
Merkatoja e verës do të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen e ishi-t të Danubios dhe s’përjashtohet largimi nga ‘’ Los Rojiblancos ‘’, një skuadër e sikletshme për çdo rival.



