Përforcimi i dytë, Laçi zyrtarizon firmën me mesfushorin 23-vjeçar

Përforcimi i dytë, Laçi zyrtarizon firmën me mesfushorin 23-vjeçar

Laçi vazhdon me përforcimet në skuadër, teksa së fundmi kanë zyrtarizuar afrimin e radhës në skuadër. Kurbinasit kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit Klinti Qato.

Sezonin e fundit, lojtari 23-vjeçar ishte pjesë e Tomorit në Kategorinë e Parë, aty ku tregoi paraqitje të shkëlqyera, që tërhoqën edhe vëmendjen e drejtuesve të Laçit, të cilët bindën lojtarin për ta marrë në skuadrën e tyre.

Në të kaluarën, Qato ka qenë gjithashtu pjesë Luftëtarit dhe Teutës në Kategorinë Superiore dhe e njeh mirë kampionatin. Mesfushori bëhet kështu afrimi i dytë të Laçi, pas sulmuesit Saliou Guindo, i cili firmosi me bardhezinjtë vetëm pak ditë më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy