Zyrtare/ Rey Manaj transferohet në Turqi, prezantohet te skuadra e re

Zyrtare/ Rey Manaj transferohet në Turqi, prezantohet te skuadra e re

Rey Manaj është lojtari më i ri i Sivasspor në Turqi. Kubi ka prezantuar këtë të martë sulmuesin e Shqipërisë, i cili ka firmosur për tre sezone.

Manaj, ishte pa skuadër nga muaji shkurt i këtij viti, kur u largua nga anglezët e Watford, por pritjes i ka ardhur fundi.

26-vjeçari do i rikthehet fushave të blerta dhe shpreson të rikthehet te forma e mëparshme.

Në javët e fundit u fol për një rikthim të tij në futbollin italian, ku e kërkonin Sampdoria dhe Frosinone, por Manaj do të vazhdojë karrierën në Turqi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy