
Mbrëmja e sotme do të jetë një ndër më të rëndësishmet në historinë e Real Madridit , ekip që do të luajë përballë Liverpoolit finalen e Champions Leagues.
Carlo Ancelottit i mbetet edhe ky hap për të shkruar përsëri historinë me ‘’ Galaktikët “ .
Sezoni i tyre përkufizohet shumë i suksesshëm por gjithsesi duke qenë se merkatoja është shumë afër , edhe kësaj periudhe po i jepet shumë rëndësi .
Dështimi me Kylian Mbappen s’do të ngelet me kaq dhe drejtuesit duan të kundërpërgjigjen me transferimin e të tjerë elementëve në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ sepse janë të detyruar të shikojnë vetëm përpara.
Christopher Nkunku mbetet një ndër preferencat e ishi-t të Milanit i cili konsiderohet më i miri i Bundesligës pas Robert Lewandowskit .
Arritjet me Leipziguin e kanë lartësuar figurën e francezit sidomos pas 20 golave dhe 13 asisteve në 34 sfida dhe ka spikatur me ndryshimin e pozicioneve në të cilat ka dhënë rezultate.
Bundesliga mbetet një destinacion i preferuar i ‘’ Los Blancos ‘’ sepse edhe Serge Gnabry po tentohet nga gjigandët e La Ligas dhe Europës .
Humbja e terrenit tek Bayern Munchen mund ta përshpejtojë largimin nga ‘’ Allianz Arena ‘’ sepse 14 gola dhe 5 asiste në 34 sfida konsiderohen pak nga drejtuesit e Bayernit dhe mbarimi i kontratës në 2023-shin i garanton rekordmenëve të Bundesligës fuqizimin e arkave .
Një tjetër lojtar që konsiderohet risi e Premier Leagues është Richarlison .
Shpëtimi i Evertonit prej rënies nga kategoria në një lloj mënyre shpjegohet edhe me rendimentin e shkëlqyer të brazilianit sepse kontriboi me 10 gola dhe 5 asiste në 30 sfida dhe Ancelotti e njeh mirë për arsye të së kaluarës në ‘’ Goodison Park ‘’.
Kontrata e golashënuesit përfundon në 2023-shin dhe për anglezët duke i bashkangjitur edhe dëshirën e ishi-t të Watfordit për të fituar trofe mund ta orientojnë drejt ‘’ Santiago Bernabeut ‘’ gjatë verës.
Madrilenët duhet të bëjnë shumë kujdes në supersfidën kundër ‘’ The Redsave ‘’ të cilët do të kërkojnë hakmarrjen për humbjen në sezonin 2017-2018 por koha e ka treguar se në të shumtat e rasteve eksperienca dominon në të tilla përballje.



