
Huazimi i Romelu Lukakut tek Roma po rezulton një hap i suksesshëm.
Sulmuesi po shëndërrohet me kalimin e ndeshjeve në determinant për ‘’ Verdhekuqtë ‘’ dhe drejtuesit e kryeqytetasve thuhet se do të fillojnë negociatat me ato të Chelseat për blerjen e kartonit të belgut.
9 gola në 13 sfida flasin qartësisht se 30 vjeçari tashmë ka rikuperuar shumë nga vlerat e humbura në të shkuarën dhe fakti se nuk bën pjesë në planet e Mauricio Pochettinos konsiderohet i mjaftueshëm për Romën për të siguruar qëndrimin e golashënuesit në të famshmin ‘’ Olimpico ‘’.
Merkatoja e janarit do të jetë përcaktuese për të ardhmen e Romelu Lukakut, të cilit i mbetet të zgjedhë ndërmjet ‘’ Bluve të Londrës ‘’ ose italianëve.
Pavarësisht fillimit të vështirë të sezonit, Roma po e merr veten me kalimin e sfidave, si në kampionat ashtu edhe në Europa League.



