
Roma është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur 2-0 Spezian, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Serie A.
Golat e Smalling në minutën e 6-të dhe Ibanez në minutën e 56, i dhanë fitoren skuadrës së Mourinho, që ngjitet në vendin e 6 me 28 pikë.
Në fushë sot titullarë ishin edhe dy lojtarë të Kombëtares, Marash Kumbulla për Romën dhe Rey Manaj për Spezian.
Sulmues lushnjar gjeti edhe golin në minutën e 62, por ishte VAR që i prishi festën, duke e anuluar për pozicion jashtë loje.



