Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka mësuar dënimin këtë të enjte, pas arrestimit.
Ndaj Ademit është caktuar masa me arrest shtëpie për 30 ditë. 61-vjeçari u ndalua të mërkurën për 48 orë nga policia.
Ai dyshohet se ka kryer dy vepra penale: ‘keqpërdorim i besimit’ dhe ‘shmangie nga tatimi’ që lidhen me FFK-në.
Duhet theksuar se vetëm pak ditë më parë Agim Ademi u lirua nga akuzat për një rast të ndodhur shumë vjet më parë e që nuk ishte i lidhur me futbollin.



