Teuta zyrtarizon largimin e tretë, ikën një tjetër mbrojtës

Teuta zyrtarizon largimin e tretë, ikën një tjetër mbrojtës

Pas Sebino Plakun dhe Blagoja Todorovskit, Teuta ka zyrtarizuar ditën e sotme edhe një tjetër largim.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Filip Ivanovic. Aventura e mbrojtësit serb në Durrës, ka zgjatur vetëm një sezon, pasi u bashkua me Teutën në fillim të kampionatit.  

Ka qenë vetë klubi bregdetar, që nëpërmjet një komunikate në rrjetet sociale, bën të ditur mbylljen e bashkëpunimit me 30-vjeçarin.

Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me futbollistin Filip Ivanovic. Klubi e falënderon qendërmbrojtësin për kontributin e dhënë sa ishte pjesë e skuadrës sonë dhe i uron suksese në vazhdimin e karrierës së tij në futboll.

Ivanovic zhvilloi 31 ndeshje me fanellën e Teutës, ku arriti të shënojë edhe katër gola, tre në kampionat dhe një në Kupën e Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy