Gjilani fiton me përmbysje, Ballkani “ngec” dhe Drenica merr kreun

Gjilani fiton me përmbysje, Ballkani “ngec” dhe Drenica merr kreun

U luajtën ditën e sotme 3 ndeshje të vlefshme për javën e 7-të në Superligën e Kosovës.

Gjilani mposhti me përmbysje Llapin, në një sfidë mjaft të luftuar nga të dyja skuadrat. Golat e Prognit në minutën e 65-të dhe Halilit në minutën e 89-të, e bënë të pavlefshëm golin e Riveras për Llapin në pjesën e parë, që mbetet në fundin e tabelës me 0 pikë, ndërsa Gjilani ngjitet i treti me 12 pikë.

Drenica u rikthye te fitorja, teksa mposhti në shtëpi Milshevën me rezultatin 1-0. Golin e vetëm të sfidës që i dha Drenicës kreun e renditjes, e shënoi ish-lojtari i Skënderbeut, Harallamb Qaqi në minutën e 21.

Feronikeli ka ndalur në një barazim pa gola Ballkanin, me këta të fundit që zbresin kështu në vendin e dytë me 13 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy