Tashmë është zyrtare. Roma ka shkarkuar trajnerin Jose Mourinho. Humbja fundit ndaj Milanit në kampionat, rezultoi fatale për trajnerin portugez.
Drejtuesit verdhekuq, i komunikuan shkarkimin Mourinho-s dhe kanë nisur menjëherë punën për të gjetur zëvendësuesin.
Tekniku portugez që e mori drejtimin e skuadrës në majin e vitit 2021 nuk do të jetë më në krye të verdhekuqve teksa lë skuadrën me dy finale evropiane, një në Europa League dhe një në Conference League.
Këtë të fundit e fitoi në Tiranë ndaj Feyenoord, duke i siguruar Romës një trofe pas shumë vitesh thatësirë.
Emri më i përfolur për të marrë drejtimin e Romës, është ai i Daniele De Rossi-t, i cili ka drejtuar si trajner SPAL-in.



