Mevlan Adili, është i larguari i radhës nga skuadra e Vllaznisë. Mbrojtësi, nëpërmjet një postimi në profilin e tij, ka njoftuar largimin nga shkodranët.
28-vjeçarit i kishte përfunduar kontrata me Vllazninë dhe prej kohësh nuk ishte e sigurt e ardhmja e tij.
Adili luajti për Vllazninë, nga janari i vitit 2020, ndërsa ishte një titullar i padiskutueshëm. Në sezonin e fundit, mbrojtësi ishte vendimtar me golin e tij në finalen e Kupës ndaj Laçit, duke i dhënë trofeun shkodranëve.



