
Daniele De Rossi, ka rinovuar kontratë me Romën. Klubi italian, zyrtarizoi zgjatjen e bashkëpunimit me trajnerin, deri në verën e 2027.
Paraqitjet dhe rezultatet e shkëlqyera të skuadrës në gjysmën e sezonit të fundit, bindën drejtuesit, për t’i rinovuar kontratën trajnerit.

Gjatë 18 ndeshjeve të Seria A në sezonin e fundit regjistroi një mesatare 1.89 pikë për takim. De Rossi pasoi në gjysmë të sezonit, Jose Mourinho, që u largua për shkak të rezultateve negative.



