
Edhe pse Thibaut Courtois është pa dyshim një ndër portierët më të mirë në qarkullim tek Real Madridi priten përforcime gjatë merkatos së verës në këtë aspekt.
Tek ‘’ Los Merengues ‘’ s’tolerohet humbja e terrenit në lidhje me titujt dhe për këtë arsye tanimë po analizohen dy opsione për portën.
Gregor Kobel i Borussia Dortmundit dhe Bart Verbruggen i Brightonit kanë bindur deri më tani dhe secili prej tyre mund ta zëvëndësojë ashtu siç duhet gjigandin e tre shtyllave.
Andriy Lunin ka patur disa ulje-ngritje në lidhje me performancat por s’duhet harruar se po analizohet edhe ecuria e Fran Gonzalezit në ekipin e të rinjve.
Sigurisht Florentino Perez pret shumë nga traineri Xabi Alonso, i ndërgjegjshëm se duhet të japë maksimumin gjatë periudhës së transferimeve.
Si Gregor Kobel ashtu edhe Bart Verbruggen kanë bërë mjaftueshëm tek ekipet respektive dhe e ardhmja e tyre mund të ndryshojë në përfundimin e sezonit aktual.
Hollandezi po zhvillon të dytin në Premier League ndërsa zviceriani të pestin në Bundesligë.



