
Ditën e sotme, duke filluar nga ora 19:00, do të luhet finalja e Superkupës së Shqipërisë, mes Tiranës dhe Vllaznisë.
Bardheblutë si kampionë të sezonit të kaluar dhe shkodranët si fitues të Kupës së Shqipërisë, do të duelojnë ditën e sotme për finalen e Superkupës.
Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të ngritur trofeun.
Dy skuadrat vijnë pas një pauze disa javore, për shkak të ndeshjeve të Botërorit dhe do të shihet si është gjendja e tyre.



