Lewandowski: Nëse kalojmë grupin Polonia mund të fitojë Europianin

Lewandowski: Nëse kalojmë grupin Polonia mund të fitojë Europianin

Pasi fitoi cdo gjë të mundshme me Bayern Mynchen Robert Lewavndowski i ka hedhur sytë te Europiani. Sulmuesi në një deklaratë të fundit ka treguar se beson që kombëtarja e tij mund të bëjë surprizën në rast se pikësëpari kalon grupet.

Polonia është pjesë e grupit E dhe ka rivalë skuadra si Spanja, Suedia dhe Sllovakia. Sfida e parë luhet më 14 qershor ndaj Sllovakisë, teksa Leëandoëski karikon shokët e skuadrës në prononcimin e fundit.

Duhet të besojmë, ne mund të luftojmë për të fituar Euro 2020. Nëse ia dalim të kualifikohemi në grup si në Euro 2016, më pas gjithçka mund të ndodhë. Çdo ndeshje mund të na japë shtysën dhe besimin e duhur për të luftuar për objektivin e madh.

Të shënosh në këtë kompeticion është shumë bukur, por skuadra vjen e para dhe ka rëndësinë kryesore. Ndjesitë dhe ëndrrat e mia nuk vlejnë asgjë përpara suksesit të ekipit. Gjëja më e rëndësishme është e mira e Polonisë“, theksoi Lewandowski.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy