Lamtumira e fundit për Pele, Sao Paolo vajton me ceremoni legjendën e futbollit

Lamtumira e fundit për Pele, Sao Paolo vajton me ceremoni legjendën e futbollit

Këtë të martë, legjendës së futbollit Edson Arantes do Nasçimento, i njohur botërisht si Pele, i është dhënë lamtumira e fundit në Sao Paolo.

Ditën e djeshme, arkivoli i tij mbërriti në qytet dhe u vendos në qendër të stadiumit Vila Belmiro ndërkohë që radhë të gjata tifozësh, futbolldashës e jo vetëm dhe qytetarë të Sao Paolo, por dhe nga mbarë bota kryen ritet ceremoniale për ndër të legjendës së futbollit.

Në krye të ceremonisë qëndron Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino i cili ka bërë një premtim të madh nga Sao Paolo për nder të Pele.

Bluzat me fytyrën e Peles dhe numrin 10 janë varur në stadiumin e Santos FC

Ne duhet të sigurohemi që ne dhe bota e futbollit ta kujtojmë Pele përgjithmonë. Ne sigurisht jemi këtu për nder të tij, ne do e nderojmë atë duke i kërkuar Federatave të Futbollit në gjithë botën të mbajnë 1 minutë heshtje për të.

Pavarësisht temperaturave të larta mbi 30 gradë në Sao Paolo, shumica e pjesëmarrësve të ceremoni kanë veshur fanellat bardh e zi, të cilat Pele i mbajti mbi shpinë për 18 vite në Brazil.

Arkivoli i Peles mbahet përpara një flamuri brazilian

Nuk mungojnë edhe masat e forta të sigurisë, teksa disa helikopterë fluturojnë mbi qiellin e Sao Paolos. Brazili shpalli 3 ditë zie për legjendën e futbollit, ndërsa në ceremoni i pranishëm ishte dhe Presidenti i ri i vendit, Lula.

Gjithsesi, pas një kortezhi në rrugët e Santosit, familjarët vendosën një varrim privat familjar në orën 12. Pele do të mbahet mend si një nga futbollistët më të mirë të botës. Pavarësisht aludimeve për golat e shënuar, ai arriti të fitojë 3 kupa bote me Brazilin në vitet 1958, 1962 dhe 1970.

Legjenda e futbollit mbylli sytë më 29 dhjetor të vitit 2022, pasi humbi ndoshta një nga të paktat beteja në jetën e tij, atë kancerin në zorrën e trashë.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino me djalin e Peles, Edinho

Vajtuesit qëndrojnë në radhë jashtë stadiumit Vila Belmiro ndërsa presin t'i bëjnë nderimet e tyre Peles

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy