
Merkatoja e verës do të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen e Manchester United.
Duke patur parasysh që jemi drejt fundit të sezonit aktual, traineri Ruben Amorim në bashkpunim me drejtuesit kanë filluar të mendojnë për krijimin e një ekipi kompetitiv, me kryefjalë arritjen tek titujt.
Faza defensive ka marrë një vëmëndje të veçantë nga ishi i Sporting Lisbonës dhe një ndër objektivat e tij është Yann Bisseck.
Gjermani ka lënë gjurmë tek Interi dhe ky fakt nuk është anashkaluar nga luzitani, i cili zhvilloi një eksperiencë të shkëlqyer tek gjigandët e Portugalisë në të shkuarën.
24 vjeçari ka ditur ta shpërblejë besimin e dhënë nga Simone Inzaghi, një trainer shumë cilësor dhe i denjë për një ekip si zikaltërit.

Loja e ishi-t të Aarhusit të Danimarkës spikat për daljet e shpeshta drejt ofensivës, fitimin e dueleve me rivalët dhe sigurisht efikasitetin në luftën në ajër.
Flitet se krerët e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ mund të ofrojnë rreth 60 milionë euro për Yann Bisseck, një shifër e cila mund ti bëjë drejtuesit e ish fituesve të Scudettos ta analizojnë me shumë kujdes.
Situata aspak favorizuese në aspektin ekonomik mund ti detyrojë t’ia hapin derën e largimit nga ‘’ Giusseppe Meazza ‘’, i cili po zhvillon sezonin e dytë me gjigandët e Italisë.



