Strakosha: Kemi kaluar vuajtje, e meritojmë Europianin. Silvinjo ka krijuar grup solid

Strakosha: Kemi kaluar vuajtje, e meritojmë Europianin. Silvinjo ka krijuar grup solid

Portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha, foli në konferencë për shtyp, para ndeshjes miqësore me Bullgarinë. 

Strakosha deklaroi se Shqipëria e meriton kualifikimin në Europian, edhe për shkak të vuajtjeve që ka kaluar këto vite. 

Ndihem shumë mirë, jam krenar për debutimin në Premier League. Alternimin me Berishën e ka në dorë trajneri, kushdo luan është gati të ndihmojë ekipin për të arritur objektivat.

 

Ndihemi të lumtur në ekip dhe kuptohet nga të gjithë që jemi pozitiv. Kemi kaluar vite të vështira dhe meritojmë kualifikimin në Europian. Kur jemi një grup si tani është e bukur prandaj edhe rezultatet po vijnë.

Strakosha tregoi edhe ndryshimin mes trajnerëve të kaluar dhe atij aktual. 

Grupi është solid dhe nuk ndryshojnë shpesh lojtarët. Në Kombëtare nuk ke shumë kohë dhe ajo na ka munguar më para me trajnerin Reja dhe Panuccin. Kjo është për meritë të trajnerit Silvinjo.

 

Sipas tij, ndryshe nga Europiani i parë, tani skuadra ka më shumë eksperiencë, për të bërë më mirë. 

Tani që jemi shumë afër e mendojmë të gjithë të arrijmë në Gjermani. Eksperienca e parë ishte e bukur dhe nuk ishim gati. Tani kemi një grup për të provuar dicka më shumë se herën e parë.

 

Nuk i ndërroj lojtarët e mi me asnjë tjetër në botë. Ne marrim stërvitjen me seriozitet, çdo ndeshje për ne është e rëndësishme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy