Milani ia doli të mposhtë Interin 1-2 në ‘Derbin e Madonninës’, i vlefshëm për raundin e pestë në Serie A. Kuqezinjtë ia dolën që të marrin tri pikë kundër Interit, fitore e cila mungonte në gjashtë ndeshje radhazi, të cilat i kishin buzëqeshur rivalëve të qytetit.
Lidhur me këtë gazetari i sportit Uvil Zajmi në një lidhje skype me ‘MCN Informacion’ u shpreh se Milani mori një fitore të merituar, ndërsa Interi pati një paraqitje të dobët.
Ai tha se te Interi vihen re disa probleme dhe se pritet që ky kampionat të jetë interesant, pasi fitorja e Milanit solli shpresë te skuadra.
Ishte një takim derbi që rrallë ndodh që skuadrat si Milani të ishte në një pozitë të tillë ku një humbje do godiste rëndë klubin dhe parë në këtë aspekt, mirë që fitoi Milani. Pra në aspektin sportiv e gjykoj kështu, por ndeshja pati disa faza, Milani mori fitore të merituar, nuk mori asgjë të padrejtë dhe një paraqitje e dobët e Interit dhe zhgënjyese që vetëm skuadër nuk ishte.
Milani e dominoi mendërisht nga ana psikologjike dhe Interi mori një goditje të mirë që mund ti shërbejë për vazhdimësinë e kampionatit.
Interesi është një nga pretendetët kryesorë por sigurisht që kjo nuk është gjithçka por te Inter vihen re disa probleme, ai luan në 3-4 trofe, por gjykoj se nuk është skuadra e edicionit të kaluar, mendoj se mesfusha ka probleme, ndërsa Milani dje ka pasur 4-5 raste që mund të realizonte dhe një fitore historike.
Ky do jetë një kampionat interesantë me Interin, Juventusin, Milani me këtë fitore që mori rikthen shpresat.



