Pak ditë para ndeshjes me Shqipërinë, një futbollist i Lituanisë pozitiv me koronavirus

Pak ditë para ndeshjes me Shqipërinë, një futbollist i Lituanisë pozitiv me koronavirus

Pak ditë para ndeshjes zyrtare me Shqipërinë në Ligën e Kombeve një futbollist i Lituanisë ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka njoftuar vetë federate lituaneze e futbollit e cila ka bërë me dije se Dominikas Barauskas, mbrojtësi që aktivizohet me Riteriai, është prekur nga COVID-19.

“Dominikas Barauskas, mbrojtësi i Riterianit është infektuar me koronavirus. Futbollisti është izoluar nga pjesa tjetër e ekipit dhe do të mungojë për ndeshjen e radhës,”- raporton Federata Lituaneze e Futbollit.

Futbollisti në fjalë nuk ka shfaqur siptoma, ndërsa kombëtarja e Lituanisë aktualisht ka udhëtuar drejt Estonisë për ndeshjen miqësore. Lituani-Shqipëri do të luhet me datë 14 tetor, gjithmonë nëse futbollistë të tjerë nuk rezultojnë pozitiv.

Kujtojmë se ndeshja e Kombëtares shpresa e planifikuar ditën e mërkurë kundër Sllovenisë është anuluar për shkak të rasteve pozitive ne ekipin mik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy