Fitorja ndaj Teutës, Abilaliaj: Keko, sulmuesi që godet më mirë topin

Fitorja ndaj Teutës, Abilaliaj: Keko, sulmuesi që godet më mirë topin

Trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij fitoi minimalisht ndaj Teutës.

Abilaliaj deklaroi se fitoret radhazi, e rrisin ekipin psikologjikisht, ndërsa shtoi se ka bindje se skuadra ka lojtarë të mirë.

I pyetur për Kekon, ai tha se është lojtari që e godet më mirë portën, por shtoi se duhet të rregullojë posedimin.

Fitoret në seri, bëjnë që ekipi të rritet psikologjikisht. Kemi bindje që kemi lojtarë shumë të mirë. Rritet intensiteti pas minutës së 60-të dhe kjo më ngroh.

Në pjesën e parë kishim punuar tjetër gjë në krahun e Carës dhe të Taipit. Te ky i fundit ia dolëm. Ishin disa faulla të padrejtë. Arbitri cungoi lojën. Kartonët ishin aty ku nuk duhet. Në pjesën e parë kishim vetëm një rast në krahun e Carës. Me hyrjet nga stoli, edhe Teuta ra dhe u zgjatën, e shfrytëzuam.

Ka qenë kënaqësi të shikoja Kekon si stërvitej gjatë javës. U munduam t’i japim besim. Ka afëtsi të mëdha para portës. Për titullar, duhet të rregullojë pjesën e posedimit. Ndoshta është nga më të mirët, për mënyrën si i godet portën. I kemi dhënë besim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy