
Edison Cavani do të largohet nga Manchetser United pas përfundimit të këtij sezoni, kur atij i përfundon edhe kontrata.
E ardhmja e sulmuesit uruguaian mund të jetë në La Liga, në Spanjë. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Real Sociedad ka nisur bisedimet për të afruar Cavanin në verë.
Ylli i skuadrës, Alexander Isak është drejt largimit, duke parë interesimet e shumta në drejtim të tij dhe për këtë arsye, drejtuesit kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin.



