Raiola: E turpshme ajo që i ndodhi Donnarumma-s, Milani të kishte reaguar

Raiola: E turpshme ajo që i ndodhi Donnarumma-s, Milani të kishte reaguar

Agjenti i Gianluigi Donnarumma, Mino Raiola, ka reaguar pasi portieri u përball me një numër të madh vërshëllimash, gjatë ndeshjes Itali-Spanjë.

Tifozët e Milanit, nuk e kanë kapërdirë ende largimin e portierit në verë dhe për këtë arsye, në ndeshjen e Italisë, e vërshëllyen, gjatë gjithë takimit.

Raiola e konsideron si të turpshme atë që ndodhi me klientin e tij, teksa shton më tej se Milani nuk duhet të heshtë.

Nuk më pëlqyen vërshëllimat ndaj Gigios. Tani pyes veten se përse Milani nuk ndërhyri zyrtarisht, për të mbajtur distancë nga këto kontestime, për ta mbrojtur në një farë mënyrë. Ishte e turpshme, e trishtë dhe e çuditshme ajo që ndodhi.

Gigio është një djalë që ka dhënë gjithçka si në skuadrën kombëtare, edhe tek Milani. Qëndroi besnik në momentet më të errëta dhe të vështira të klubit. Ai luajti me zemër, përkushtim dhe profesionalizëm deri në ditën e fundit.

Më duket e çuditshme dhe zhgënjyese që Milani, duke e ditur të vërtetën, nuk mbajti qëndrim nga kjo sjellje e papranueshme dhe e padrejtë. E vërteta është se Milani nuk dinte ose nuk kishte mundësi ta mbante”, u shpreh Raiola.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy