
Përpjekjet për tu përforcuar në këto ditë të fundit të merkatos së verës vijojnë nga drejtuesit e Liverpoolit.
Edhe pse ka filluar sezoni ‘’ The Redsat ‘’ ende nuk janë të ngopur dhe tekniku Arne Slot ka kërkuar transferimin e Giorgi Mamardashvilit në ‘’ Anfield Road ‘’.
Gardiani i tre shtyllave e tregoi se çfarë është i aftë të bëjë në Europianin e Gjermanisë, i cili kontriboi për kualifikimin e Gjerogjisë për në fazën e 1/8-tave.
Fillimisht anglezët ofruan 30 milionë euro por spanjollët pretendojnë jo më pak se 40 milionë euro për 23 vjeçarin.
Por në këtë ngjarje ka një risi duke qenë se Bournemouth ka hyrë në garë për shërbimet e Giorgi Mamardashvilit, fakt që mund ta ndërlikojë arritjen e objektivit nga ish fituesit e Champions Leagues.
Megjithatë, s’mbaron me kaq dhe duhet evidentuar se do të zhvillohet një supersfidë në Premier League pasi Manchester United i ka trokitur në derë, skuadër e cila nëse i referohemi aspektit ekonomik, mbetet një kërcënim për çdo rival.
Edhe pse hollandezi ka në dispozicion Allison Becker dhe Caoimhin Kelleher, potenciali i Giorgi Mamardashvilit jep shumë siguri për vijimësinë.
Për ishi-n e Lokomotiv Tbilisi kalimi tek Liverpooli do të perceptohej si një sukses, pas tre sezoneve tek Valencia.



