Theo Hernandez është një nga lojtarët më të mirë te Milani, i cili ka pësuar rritje në dy sezonet e fundit.
Duke parë paraqitjet e shkëlqyera, në gjurmët e francezit janë vënë disa nga klubet më të mëdha europiane.
Megjithatë te Milani nuk duan ta humbin mbrojtësin e majtë dhe për këtë arsye, kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, është arritur akordi mes palëve, për rinovimin e kontratës, për 4 vite me mundësi rinovimi edhe për një tjetër vit.
Me kontratën e re deri në vitin 2026, Hernandez do të ketë edhe një rritje page, e cila do të jetë 4 milionë euro në sezon.



